Ka ndodhur

Arrestohen 4 persona për kultivim kanabisi, mes tyre dy vëllezër

Dy vëllezër në Shëngjergj të Tiranës, janë arrestuar nga policia pasi akuzohen për kultivim të kanabisit. Në pranga janë vënë E. M., 28 vjeç dhe E. M., 32 vjeç. Ndaj tyre rëndon akuza për kultivim të lëndëve narkotike.

Ndërkohë është vëënë në pranga edhe R.S., 19 vjeç, banues në fshatin Nikël, Krujë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në  oborrin e banesës së tij, policia gjeti dhe sekuestroi një sasi lëndë narkotike kanabis.

Uniformat e policisë kanë arrestuar edhe shtetasin O.K., 18 vjeç, pasi gjatë kontrollit fizik, iu gjet një sasi lëndë narkotike kanabis sativa.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë