Ka ndodhur

Arrestohen 3 persona në Fier, një prej tyre i dënuar me burg për vjedhje

Gazeta Si – Tre persona kanë rënë në pranga në Fier në kuadër të operacionit “Sundimi i ligjit”. Policia tha se 54 vjeçari Vladimir Halili u ndalua, pasi ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj burgim për vjedhje në rrethana rënduese.

Në vitin 2020, Halili kishte vjedhur në 2 banesa në fshatin Pirrë, ndërsa në 2021 një magazinë në Rrapëz.

Gjithashtu u arrestua një 21 vjeçar, i cili u kap në flagrancë jashtë banese pasi kishte thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Vlorës, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Një 39-vjeçar u kap gjithashtu në flagrancë jashtë banesës në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, të caktuar nga Gjykata e Fierit, për veprën penale “Vjedhja”, kryer në bashkëpunim, më shumë se një herë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë