Gazeta Si – Tre persona janë arrestuar gjatë 24 orëve të fundit në 3 operacione, pasi konsiderohen me rrezikshmëri të shpallur në kërkim ndërkombëtar, ku mes tyre figuron edhe një 37-vjeçar suedez.
Policia njofton se “Fast Albania” vuri në pranga 2 pjesëtarë të organizatave kriminale në Itali të akuzuar për trafikim të lëndëve narkotike, si dhe 1 person të akuzuar në Suedi për kanosje serioze për vrasje.
Konkretisht, në kuadër të operacionit policor të koduar “Operacionalja 22” janë lokalizuar dhe vënë në pranga:
-Ylli Zherri alias Ylli Gjuci, 32 vjeç, i lindur në Mamurras. Ai u kap në Mamurras, pasi Gjykata e Vareses, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-Lumnije Freskina alias Lumnije Danaj, 60 vjeçe, e lindur në Shkodër. Ajo u kap në Shkodër, pasi Gjykata e Apelit e Firences, Itali, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në kuadër të organizatës kriminale;
-Ahmad Farhan, 37 vjeç, shtetas suedez. Ai u kap në Tiranë, pasi Gjykata e Orebros, Suedi, ka lëshuar urdhër arresti për të, për veprën penale “Kanosja serioze për vrasje”.
Interpol Tirana po bashkëpunon me homologët në Itali dhe në Suedi, për të finalizuar procedurat e ekstradimit të këtyre personave.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.