Ka ndodhur

Arrestohen 3 adoleshentët në Shkodër, kishin kryer 53 vjedhje prej disa muajsh

Gazeta Si - Tre adoleshentë janë ndaluar në qytetin e Shkodrës, pasi për një periudhë 6-mujore kanë kryer plot 53 vjedhje.

Mësohet se kryenin vjedhje të motoçikletave, biçikletave, dyqaneve, vjedhje me dhunë të telefonave dhe portofolave të shtetasve të ndryshëm. Të 3 adoleshentët i kanë kryer këto vjedhje gjatë vitit 2022 dhe muajit janar 2023.

Gjatë vitit 2022, dy prej adoleshentëve janë ndjekur penalisht në gjendje të lirë, për 10 vjedhje të tjera të kryera në qytetin e Shkodrës.

Bazuar në provat e siguruara u organizua operacioni policor i koduar “Adoleshentët, në kuadër të të cilit u kapën dhe u ndaluan shtetasit:

K. N., 17 vjeç, për veprat penale të vjedhjes, vjedhjes me dhunë dhe shtytjes së të miturve në krim;

J. F., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë;

E. M., 15 vjeç, për vjedhje dhe vjedhje me dhunë.

Sakaq, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar disa motoçikleta, biçikleta, telefona, çanta etj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë