Gazeta Si – Dy persona u arrestuan në Thumanë (aksi rrugor Mamurras-Kashar), pasi u kapën me 60 kg kanabis.
Policia njoftoi të martën se u arrestuan Enea Tahiri, 37 vjeç dhe Besnik Shabani, 48 vjeç, të cilëve iu sekuestrua gjatë operacionit 59 pako me kanabis me peshë totale 60 kg e 6 gramë.
“Shërbimet e Policisë kanë gjetur 59 pako me lëndë të dyshuar narkotike kanabis sativa, me peshë totale 60 kilogramë e 6 gramë, që dyshohet se po ata po e transportonin me qëllim shitjen”, njoftoi policia.
Përveç drogës, policia kanë sekuestruar edhe makinën e të arrestuarve.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.