Gazeta Si – Një 52 vjeçar u arrestua në Vlorë, pasi akuzohet se në 2 muaj ka vjedhur në mënyrë të pësrëritur në një lokal.
Pas veprimeve të shpejta hetimore dhe administrimit të pamjeve filmike që dokumentojnë veprimtarinë kriminale, u ndalua shtetasi L. Gj., 52 vjeç, banues në Fier”, njofton policia.
Grabitësi në fjalë dyshohet se gjatë periudhës dhjetor 2024 – janar 2025, ka vjedhur në mënyrë të përsëritur para (në total 100000 lekë), në lokalin e shtetasit me iniciale L. C.
Policia tha se është arrestuar edhe një 34 vjeçar tjetër, i cili vodhi celularin e një turisti amerikan, siç shihet edhe në pamjet e bëra publike.
“U arrestua në flagrancë shtetasi G. L., 34 vjeç, banues në Vlorë, sepse më datë 13.02.2025, në lagjen “Osman Haxhiu”, i ka vjedhur celularin një turisti amerikan”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.



