Politike

Arrestimi i Veliajt, Rama takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës

Nga Gazeta ‘Si’- Pa kaluar 24 orë nga arrestimi i kryebashkiakut Erion Veliaj, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me nënkryetarët në Bashkinë e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama është parë të dalë nga godina e Bashkisë së Tiranës, nën shoqërinë e nënkryetares Anisa Ruseti.

Ende nuk dihet se çfarë është diskutuar mes tyre.

Kujtojmë që sot kreu i qeverisë reagoi për herë të parë në lidhje me arrestimin e Veliajt, duke thënë se ai u arrestua pa gjyq.

Rama deklaroi se po e ndjek me vëmendje çështjen e kryebashkiakut dhe se Partia Socialiste do të mbajë një qëndrim të drejtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë