Politike

Arrestimi i Veliajt, sot Rama mbledh në Sheshin ‘Skënderbej’ 6 mijë punonjësit e bashkisë

Nga Gazeta ‘Si’ – Pas arrestimit të Erion Veliajt, kryeministri Edi Rama do të mbledhë sot në Sheshin ‘Skënderbej’ punonjësit e bashkisë Tiranë. 

Mbledhja do të zhvillohet në orën 16:30, ku paraditen e sotme janë vënë re përgatitja e podiumit, vendosja e karrigeve dhe rrethimi me gardh metalik. Pritet që në këtë takim të marrin pjesë rreth 6 mijë punonjës përfshirë edhe drejtoritë në varësi të bashkisë.

Ndërsa në orën 17:30 Rama do të zhvillojë një takim me këshilltarët e majtë në bashkinë e Tiranës.

Kryeministri Edi Rama pas arrestimit të Erion Veliaj ka vendosur që këtë të fundit mos ta shkarkojë nga detyra, por ta lërë në këtë funksion, ndërkohë që firma e tij i është deleguar nënkryetares Anuela Ristani.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë