Nga Gazeta ‘Si’ – Në një deklaratë të fundit për media, anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka komentuar arrestimin e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Këlliçi është shprehur se “arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri”.
Sipas tij, arrestimi i Veliajt erdhi “për të sfumuar lajmin se ‘kryearkitekti’ i fushatës së Donald Trump në SHBA do të drejtojë edhe fushatën e selisë blu në zgjedhjet e 11 Majit.”
“Falenderoj të gjithë ata burra dhe gra, të rinj, të reja e të moshuar që qëndruan të palëkundur, gjatë 44 protestave në mbrojtje të interesit publik dhe në shërbim të qytetit të Tiranës.
Falenderoj po ashtu Grupin e Ekspertëve pranë Partisë Demokratike, për punën e tyre titanike, për orët e pafundme të zbulimit dhe dokumentimit të korrupsionit endemik në Bashkinë Tiranë dhe shërbimin e madh që i kanë bërë kryeqytetit.
Garantojmë qytetarët shqiptarë se arrestimi i Erion Veliajt, është hapi i parë në çmontimin e plotë të infrastrukturës së George dhe Alex Soros në Shqipëri. Pas mbyllje së USAID, po shkon drejt mbylljes edhe Bashkia e Tiranës, dhe pas saj më 11 maj, edhe qeveria më e korruptuar në Europë, qeveria e Edi Ramës”, tha Këlliçi.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




