Nga Gazeta ‘Si’ – Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka komentuar arrestimin e bujshëm të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Teksa dilte nga ambientet e selisë blu, Berisha është pyetur lidhur me këtë zhvillim të fundit, duke thënë se ka ardhur koha që piramida e krimit po shembet dhe ka ardhur koha e opozitës.
“Po shembet piramida e krimit falë opozitës”, tha Berisha shkurtimisht.
Erion Veliaj u arrestua mesditën e kësaj të hëne nga agjentet e Byrosë Kombëtare të Hetimit, të cilët zbarkuan në zyrën e tij për të ekzekutuar vendimin e GJKKO-së për masën e sigurisë “Arrest me burg”.
Para Berishës reagoi edhe kreu i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha.
Basha tha në një postim në Facebook se “nën drejtimin e Erion Veliajt dhe me mbështetjen e Edi Ramës, Bashkia e Tiranës u kthye në një vatër korrupsioni dhe në lavatriçe të parave të pista”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.