Pas arrestimit të ish-kryetarit Fatos Tushe për korrupsion nga SPAK, Eriselda Sefa është emëruar kryetare e Bashkisë Lushnjë me vendim të Këshillit Bashkiak.
Në garë për Bashkinë e Lushnjës ishin dy nënkryetarët, Gentian Nushi dhe Eriselda Sefa.
Nushi u tërhoq për shkak se mban njëkohësisht edhe postin e kryetarit të PS për Lushnjën. Për pasojë në garë mbeti vetëm Sefa, e cila mori votën e 41 këshilltarëve të bashkisë.
Emërimi i Sefës në krye të bashkisë vjen pas arrestimit të Fatos Tushes nga Prokuroria e Posaçme AntiKorrupsion. Së bashku me të, janë arrestuar edhe 10 persona të tjerë, mes tyre 2 biznesmenë.
Mbi ta rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, pasi rezultojnë të përfshirë në një abuzim për një tender me fond 24 milionë lekë për rehabilitimin e një kanali ujitës.
Pas arrestimit, Tushe u shkarkua nga kreu i Bashkisë së Lushnjës me vendim të Këshillit të Ministrave. Ishte ky vendim ai që i hapi rrugë zgjedhjes së kryetares së re të bashkisë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.