Politike

Arrestimi i Safet Bajrit, Berisha: U dorëzua me marrëveshje, mafia e ka ligj

Nga Gazeta ‘Si’ – Për ish kryeministrin Sali Berisha, Safet Bajri është vetëdorëzuar me marrëveshje dhe nuk është një arrestim i mirëfilltë.

I pyetur nga gazetarët nëse e përshëndet arrestimin e Bajrit nga SPAK, kreu i PD deklaroi se nuk përshëndet marrëveshje të tilla. Ai u shpreh sipas tij se këtë lloj arrestimi me marrëveshje e ka ligj vetëm mafia.

“Safet Bajri u dorëzua, iu dorëzua mirë e bukur është krejtësisht një marrëveshje. Po ta kishin kapur, arrestuar….ai shkoi vetë u dorëzua. Ata nuk dorëzohen kurrë pa marrëveshje.

Mafia e ka ligj atë, nuk mund të përshëndes marrëveshje unë”, tha shkurt Berisha.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë