Politike

Arrestimi i Goros, Meta: Rama i përdor njerëzit për llogari okulte. Për paktin PS-Rithemelimi pyesni Vasilin

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, tha se arrestimi i kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, është bërë me regji të Edi Ramës.

“Nuk shohim asnjë gjë që të na impresionojë, përpos një seri të re të drejtësisë me regji, që komandohet nga kreu i Ramaformës, Edi Rama. Këto probleme opozita i ka thënë prej kohësh. Arrestimi nuk zbut padrejtësinë në rastin Belerit.

Rama pasi i përdor dhe i shtyp mirë për llogari okulte, bazuar mbi paligjshmëri dhe tjetërsimin e pronave të qytetarëve, pastaj kujton se me këto arrestime do të shkarkojë një përgjegjësi të tij, kur dihet se përgjegjës për aktet është vetëm një, kreu i Rilindjes. Shteti ligjor është zhbërë, sepse Rama ka kapur gjykatat, prokurorinë, policinë e çdo gjë, rasti Beleri e demonstron këtë gjë, këtë mendim e kam shprehur në mediat greke dhe ato të huaja”, u shpreh Meta.

Gjatë konferencës për mediat, Meta lëshoi shpotitje edhe nga krahu i opozitës.

Ndërsa lartësoi figurën e Sali Berishës dhe paralelisht ironizoi Lulzim Bashën, Meta, indirekt komentoi negociatat që Gazment Bardhi zhvilloi me PS-në   

“Qëndrimi i PL-së është që me të drejtat që Kushtetuta i jep opozitës nuk ka asgjë përse të negociohet. Ju e dini se në parlament marrëdhëniet dhe kontaktet i mban Vasili, kështu që mund të pyesin atë për ndonjë detaj më shumë. Situata në parlament vazhdon të jetë e rëndë, e shkaktuar nga Edi Rama.

Është një situatë, e cila e sfidon opozitën të jetë aktive sa deri tani dhe të realizojë të drejtat me vendosmëri dhe hap pas hapi”, tha ai


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë