Politike

Arrestimi i gjyqtares, Rama: Reforma po funksionon! Të ndalohen abuzuesit me drejtësinë

Kryeministri Edi Rama ka reaguar në lidhje me operacionin e SPAK që çoi në pranga gjyqtaren e Krujës, Enkeleda Hoxha.

Rama e interpreton këtë operacion si provë e funksionimit të reformës në drejtësi.

“Prangosja e gjykatëses famëkeqe të Krujës dhe rrjetit të saj kriminal nga institucionet e reja të drejtësisë, është një lajm i shumëpritur për të gjithë ne, e për të gjithë atë shumicë dërrmuese shqiptarësh, që na kanë mbështetur me zjarr për Reformën në Drejtësi”, deklaron ai.

Në fund, kreu i Qeverisë u bën thirrje qytetarëve që të denoncojnë krimet e gjykatësve dhe prokurorëve.

“Ky lajm duhet të inkurajojë këdo që pret drejtësi për krimet e gjykatësve e prokurorëve të korruptuar dhe uroj që çuarja e këtij llumi para drejtësisë të vazhdojë! Kush s’ka kaluar Vetingun duhet të përgjigjet, kush vazhdon të abuzojë meqë s’kalon dot Vetingun, duhet të ndalohet!”, mbyll reagimin e tij Rama.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë