Gazeta Si – Arrestimi i 3 policëve të Kosovës nga forcat speciale serbe në Leposaviç, ka sjellë reagimin e qytetarëve në Shqipëri, të cilët kanë dalë në protestë pasditen e të premtes në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.
Mes thirrjeve në mbështetje të Kosovës, qytetarët valvisin flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës të cilët i mbajnë në duar.
Protestuesit i kërkojnë qeverisë shqiptare që të mos jetë e paanshme, por të jetë krah Kosovës.
Tre efektivët e policisë kufitare të Kosovës do të qëndrojnë në burg pasi ditën e sotme Gjykata e Lartë në Kralevë të Serbisë vendosi caktimin e masës paraburgim për policët Rifat Zeka, Beqir Sefi dhe Mustafë Shemi, të cilët sipas prokurorisë serbe dyshohet se kanë kryer veprën penale: prodhim, posedim, mbajtje dhe trafikim i paligjshëm i armëve dhe lëndëve plasëse
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



