Nga Gazeta ‘Si’- Kryeministri Edi Rama, ka reaguar pas SPAK ka lëshuar 24 masa sigurie ndaj zyrtarëve të Universitetit Bujqësor të Tiranës, duke u shprehur se janë masa të lëshuara sipas tij, pa gjyq.
Kreu i qeverisë ka njotuar se nesër më 26 shkurt, në orën 9:00 do të mblidhet Grupi Parlamentar i PS, i cili do të dëgjojë me kërkesën e Rektorit të Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku.
Sipas kryeministrit, vetë rektori, i cili nuk rezulton i lidhur me këtë hetim, flet për një keqkuptim shumë të madh dhe kërkon të dëgjohet publikisht.
Nesër në 09.00 Grupi Parlamentar i shumicës qeverisëse do të dëgjojë me kërkesën e tij, Rektorin e Universitetit Bujqësor, Fatbardh Sallaku, lidhur me 24 masa sigurie PA GJYQ për stafin dhe pedagogët e universitetit për disa procedura të disa viteve me parë në shumën totale më…
— Edi Rama (@ediramaal) February 25, 2025
Sot në mëngjes (25 shkurt) me urdhër të SPAK, GJKKO (Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar) ka lëshuar 24 masa sigurie për stafin e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët dysohet se akuzohen për “shpërdorim detyre”, “abuzim me tendera” dhe “korrupsion”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



