Drejtësia

Burg për ‘të penduarit’ dhe anëtarët e 8 grupeve kriminale. Besian Xhixha kërkon ballafaqim me Dumanin

Gazeta Si - Gjykata e Posaçme i ka komunikuar masën e sigurisë “arrest në burg” Nuredin Dumanit në ambientet e spitalit për arsye sigurie.

Me forca të shtuara të policisë, në ambientet e gjykatës, i veçuar nga grupi tjetër, Henrik Hoxhajt iu caktua po e njëjta masë si mikut të tij Dumani. Të dy 'të penduarit' e drejtësisë nuk dhanë asnjë shpjegim shtesë për gjykatën.

Ndërsa efektivi i policisë Leonard Palushi, kërkoi të veçohej nga pjesa tjetër dhe ndryshimin e masës së sigurisë, duke shtuar se familjes së tij i rrezikohej jeta.

Gjykata la në burg edhe 15 personat e tjerë. Për më shumë se dy orë para gjyqtares Atalanta Zeqiraj, ata pretenduan se deklarimet e të penduarve janë të pavërteta dhe se Prokuroria nuk ka bërë asnjë verifikim.

Shumica e të dyshuarve kundërshtuan akuzën duke mohuar të kenë një njohje me Nuredin Dumanin apo Henrik Hoxhaj dhe kërkuan ballafaqim me dëshmitarët e drejtësisë.

Ndërsa Besian Xhixha, bashkëpunëtor në disa ekzekutime, kërkoi ballafaqim me Nuredin Dumanin, për të cilin tha se ka kryer 12 vrasje dhe se pas çdo vrasje deklaronte se ka njohje me ministra, deputetë e prokurorë.

Pavarësisht këtyre deklaratave, Besian Xhixha ka thënë se me detaje dot të flasë në një moment tjetër.

I vetmi që nuk doli në Gjykatë ishte shtetasi Ilir Feçi, pasi burgu i Shën Kollit solli gabimisht një person tjetër.

Dumani dhe Hoxhaj u arrestuan disa javë më parë, pasi i shpëtuan një atentati në Elbasan. Të dy u prangosën në një banesë në Fier, ku strehohej Dumani, ndërkohë që më herët ishte plagosur në një atentat të inskenuar afër Elbasanit.

Nuredin Dumani ishte personazhi më i kërkuar i drejtësisë shqiptare në vitet e fundit. Mbi të rëndojnë 17 vepra të rënda penale, ai po mbahet nën vëzhgim dhe po trajtohet për shkak të plagosjes një muaj më parë.

Ndërsa sipas informacioneve, mbi Henrik Hoxhajn rëndojnë shtatë akuza kriminale.

Bëhet fjalë për 8 grupe kriminale që vepronin në disa nga qytetet kryesore të vendit që do të përballen me trupën gjykuese.

9 persona u kapën gjatë operacionit, për 9 të tjerë masat e sigurisë u ekzekutuan në disa burgje.

Mbi Talo Çelën, rëndojnë 20 akuza nga prokuroria, që nga përfshirja në grabitjen e armatosur të Rinasit, një seri vrasjesh, ndërsa qëndron në listën e më të kërkuarave.

Ndërsa 14 persona të tjerë janë në kërkim. Hetimi ka nxjerrë në pah se grupet kriminale paguanin shuma të mëdha parash për vrasjen e personave të cilët ata i konsideronin si kundërshtarë.

Dëshmia e Nuredin Dumanit dhe mikut të tij Hoxhaj çoi në zbulimin e një sërë krimesh të rënda që kanë ndodhur ndër vite si dhe firmosjen e 32 urdhërarresteve në kuadër të operacionit “Plumbi i Artë”.

Dy javë pas arrestimit, Nuredin Dumani, personazhi i cili ishte ura lidhëse e disa grupeve kriminale, nxori emra të fuqishëm të botës së krimit, si Suel Çela, Ervis Martinaj, Florenc Çapja, Talo Çela, Kamber Mehja, si porositës të disa krimeve, me vlera monetare që shkonin nga 30 mijë deri në 500 mijë Euro.

Mes të kërkuarve janë emra si ai i Suel Çelës, Talo Çelës dhe Florenc Çapja si edhe Ervis Martinajt që dyshohet se siguroi mjete për vrasje.

Gjatë operacionit policor të koduar “Golden bullet” janë ekzekutuar 18 masa sigurimi, prej të cilave:
9 masa sigurimi janë ekzekutuar në disa IEVP, në ngarkim të:

1. Nuredin Dumani, 35 vjeç
2. Henrik Hoxhaj, 40 vjeç
3. Altin Ndoci, 35 vjeç
4. Erion (Andrea) Alibej, 36 vjeç
5. Skerdi Tasi, 31 vjeç
6. Elvis Koçi (Çaushllari), 30 vjeç
7. Ilirian Feci, 47 vjeç
8. Enver Diva, 43 vjeç
9. Besjan Xhixha, 31 vjeç

9 masa sigurimi “Arrest në burg” në ngarkim të shtetasve, të cilët u arrestuan gjatë operacionit:

1. Ardjan Uzuni, 56 vjeç
2. Leonard Palushi, 41 vjeç
3. Gentian Sharra, 48 vjeç
4. Fatos Gosa, 54 vjeç
5. Florenc Çekrezi, 35 vjeç
6. Petrit Qoli, 51 vjeç
7. Agron Qoli, 52 vjeç
8. Agron Qafa, 48 vjeç
9. Asllan Plaku, 30 vjeç

14 të akuzuarit që janë në arrati
Ervis Martinaj
Florenc Çapja
Talo Çela
Eljo (Ervis) Bitri
Festim Qoli
Alban Bengasi
Elvin Merlika
Alket Xhixha
Marjus (Suel) Lulaj (Çela)
Agron (Kamber) Mehja
Aleks Çela alias (Tom Qorri)
Agim Gjini
Mikael Qosja (Kamami) (Stefo)
Abedin Mama (Dine Çami)


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë