Ka ndodhur

Arratisja e të ndaluarit nga komisariati, pezullohen dy efektivë

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat pezulloi dy efektivë policie, emrat e të cilëve nuk bëhen të ditur, pasi pak ditë më parë iu arratis një person i ndaluar me armë.
Dy efektivët e Policisë po shoqëronin 30-vjeçarin Rilian Lala në momentin kur ky i fundit arriti që t’ia mbathte nga komisariati.
Të dy efektivet janë pezulluar nga detyra deri në përfundimin e hetimeve për rastin
Ndërkohë, dje Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për Rilian Lalën, i cili u arratis nga komisariati pak minuta përpara se të jepej vendimi i gjykatës.
Rilian Lala u arratis nga Komisariati nr. 1, në kryeqytet. Masa ndaj Lalës u dha për akuzën e “armëmbajtjes pa leje”.
Ai u arrestua në zonën e “Ali Demit”, teksa kishte një pistoletë pa leje me vete.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë