Kosova

Arratiset Marko Roshiç, një ndër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç

Nga Gazeta ‘Si’ – Marko Roshiç, njëri ndër të dënuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç është arratisur nga shtëpia në Kosovë.

Lajmi është konfirmuar nga zëvendësdrejtori i Policisë për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

“Po, është arratisur. Ai ka qenë në shtëpi”, ka thënë shkurt Elshani.

Më 28 qershor Departamenti Special i Gjykatës Themelore në Prishtinë dënoi me 20 vjet burgim katër të akuzuarit për vrasjen e politikanit serb, Oliver Ivanoviç. Në mesin e të dënuarve është edhe Marko Roshiç për “pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal” lidhur me “vrasje të rëndë, të cilit i është shqiptuar dënim me 10 vjet burgim dhe 10 mijë euro gjobë”.

Asnjëri nga të akuzuarit nuk ishte prezent në sallën e gjyqit në momentin e shpalljes së aktgjykimit.

Të dënuar për vrasjen e Oliver Ivanoviçit janë edhe tre persona të tjerë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë