Futboll

‘Aromë’ Champions League në Botërorin e klubeve

Disa nga skuadrat më të mira në Botën e futbollit do të luajnë në ¼ finalet e “FIFA Club World Cup 2025” që do të luhen më 4 dhe  5 Korrik për ti lënë vendin e ½ finaleve më 8 dhe 9 Korrik dhe Finales në 13 Korrik në “East Rutherford” të New Jersey-t. Me një sy të shpejtë kupton se në ¼ do të riluhet jo një por dy Finale jo shumë larg në kohë të UEFA Champions League.
E Premte 4 Korrik
Fluminense vs. Al Hilal – 21:00
E Shtunë 5 Korrik
Palmeiras vs. Chelsea – 03:00
Paris Saint-Germain vs. Bayern Munich – 18:00
Real Madrid vs. Borussia Dortmund – 22:00

PSG vs. Bayern (Finalja e Lisbonës në UCL) do të rrëmbejë vëmendjen kryesore por edhe Real Madrid vs. Borussia Dortmund kanë potencialin e nevojshëm si finalistet e fundit të UCL në “Wembley Stadium”. Por kjo sfidë humbi derbin në familjen Bellingham pas kartonit të dyt të verdhë që Jobe mori në fitoren e verdhezinjve ndaj meksikanëve të Monterrey-t. Pasi eleminoi Inter-in,  Fluminense do të ndeshet me Al Hilal në duelin e skuadrave që shkaktuan befasitë më të mëdha në raundin e 16 më të mirëve. Si skuadra e vetme nga Premier League, Chelsea do të provojë të qëndrojë gjatë në kompeticion dhe për këtë i duhet të kalojë fillimisht Palmeiras.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë