Euro 2020

“Arnautoviç, të fala mamit” Ia bëri vetes, tani sulmuesi ka punë me shqiptarët

Golit të anuluar ndaj Italisë dhe eliminimit të skuadrës së tij, Austrisë, iu shtua edhe një thumbim nga shqiptarët në stadiumin “Wembley”. Marko Arnautoviç është një nga lojtaët më të urryer nga shqiptarët që në momentin që ofendoi nga nëna Ezgjan Alioskin, lojtarin me origjinë shqiptare të Maqedonisë së Veriut.

Pjesëtarë të grupimit “TKZ” kishin përgatitur një surprizë për sulmuesin e Austrisë: “Arnautoviç, të fala mamit”. Kjo ishte banderola që ata shpalosën në stadiumin e Londrës dhe përkrah saj edhe një flamur të UÇK-së.

Arnautoviç, duke debatuar me Alioskin. Gazeta Si, 27 qershor 2021

Ndoshta Arnautoviç është nxituar, sepse nuk e dinte me kë kishte të bënte. Tani e tutje shqiptarët nuk do t’i ndahen. Ndjesa që ai kërkoi pas fyerjeve ndaj Alioskit nuk ka bërë asnjë efekt.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë