Analize

(Ar)miqtë e Presidentit Trump në Europë

Për udhëheqësit e Europës, është tanimë personale. Pas sulmeve të ashpra të Presidentit amerikan ndaj liderëve të NATO-s dhe kërcënimi për t’u tërhequr nga aleanca, kancelarët, kryeministrat dhe presidentët europianë e konsiderojnë tanimë Donald Trump, si një rrezik egzistencial për aleancën dhe në botën e politikës, ky është një mëkat i pafalshëm. Sipas zyrtarëve të lartë të qeverive europiane dhe diplomatëve të cilët kanë folur me kusht anonimiteti përpara vizitës së Trump në Mbretërinë e Bashkuar, ajo që po shkatërron nga themelet aleancën Perëndimore është fakti se Trump preferon të bashkëpunojë me liderë si Viktor Orban apo Matteo Salvini sesa Angela Merkel. Por për pjesën tjetër të liderëve europianë, Trump përfaqëson tashmë gjithçka që nga e cila aleatët e tij perëndimore janë munduar të vetëmbrohen.

"Çfarë kanë të përbashkët May, Macron, Merkel dhe Trump?- pyeti një zyrtar i lartë i qeverise britanike kur u pyet se çfarë qëndron në zemër të marrëdhënieve të ​​presidentit amerikan me aleatët e tij- Në një mënyrë apo tjetër ata janë të varur  nga marrëdhëniet e tyre me populizmin".

Ashtu si Trump, edhe Macron është një mashkull politik alfa i cili u ngjit në pushtet duke shkelur mbi burokratët e vjetër francez. Ai ishte me siguri i vetmi lider i buzëqeshur në Bruksel. Pasi Presidenti amerikan lavdëroi homologun francez për udhëheqjen e tij të suksesshme dhe marrëdhënien e tyre "të jashtëzakonshme", Macron filloi të fliste në frëngjisht. Kjo bëri Trump të qeshë dhe të thoshte se nuk kuptonte asgjë nga ato që Macron ishte duke thënë, por "tingëllonte e bukur". Por për May dhe Merkel, populizmi është pjesa më delikate e qeverisjes së tyre. Për të dyja lideret, qëndrimi në pushtet varet nga aftësia e tyre për të mbajtur në këmbë barrirën kundër forcave popiliste, të cilat Trump i ka nxitur në SHBA dhe synon t’i përhapë edhe në Evropë.

Krerët e shteteve të NATO-s vështrojnë një  helikopter në samitit e Brukselit | Getty Images

Për Kryeministrin britanike, kërcënimi është i menjëhershëm. Ndërkohë që pret Trump në Londër, forcat populiste britanike kërcënojnë ta rrëzojnë nga detyra për shkak të procesit të “Brexit”. Shumë nga liderët e Europës, Merkel në veçanti, përfaqëson gjithçka që Presidenti Trump po përpiqet të shkatërrojë. Cilado qoftë mrekullia që do të shfaqet midis udhëheqësve perëndimorë këtë javë, ose në lidhjet e vazhdueshme strategjike mes SHBA-së, NATO-s, Europës Perëndimore dhe Britanisë së Madhe, kjo çështje themelore nuk mund të anashkalohet. Problemi u thelbësor u pasqyrua në Bruksel, ndërkohë që Trump pati disa biseda me Rexhep Tajip Erdoan dhe me Viktor Orbán, pak pas sulmeve të ashpra ndaj Gjermaninë. Pas një bisede të shkurtër me Presidentin autoritar të Turqisë, Trump u dëgjua tek thoshte: "Më pëlqen, më pëlqen". Por shefi i Shtëpisë së Bardhë nuk ishte kaq entuziast për Gjermaninë.

"Unë mendoj se është shumë e trishtueshme të shohësh Gjermaninë që bën një marrëveshje të madhe për naftën dhe gazin me Rusinë. Ndërkohë që ju jeni duke paguar për t’u mbrojtuar nga Rusia, Gjermania shkon dhe i paguan Moskës miliarda e miliarda dollarë në vit", tha Trump në një fjalim të drejtpërdrejt në televizion.

Trump zbuti tonin në një takim dypalësh me Merkel, por kjo deklaratë mbeti në mendjet e shumë liderëve europianë. Presidenti amerikan shkaktoi jo pak shqetësim mes anëtarëve të NATO-s duke deklaruar se aleanca duhet të dyfishojë objektivin e saj për shpenzimet ushtarake, duke e çuar më 4 përqind GDP-së.

Donald Trump bisedon me Presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, gjatë samitit. 

Ai bëri gjithashtu thirrje Gjermansië të kontribuojë sa më parë me 2 përqind të GDP-së në buxhetin e përbashkët të aleancës. Kritikat e Trump e vunë Merkel në qendër të samitit dhe duke i ardhur kështu në ndihmë kritikëve të saj në Evropën Lindore dhe Jugore, shumë prej të cilëve janë përkrahës të Trump. Paolo Alli, kryetar i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, tha se Trump rrezikon të forcojë kundërshtarët e lidëreve politikë në të gjithë Evropën, një ide që po shqetëson shumë udhëheqës.

"Politikat populiste janë ato që unifikojnë Trump, Vladimir Putin dhe Matteo Salvini, të cilët duan të duken shumë të fortë në mediat sociale", tha Alli. Trump ka më shumë vullnet për forcimin e lidhjeve të mëtejshme, veçanërisht me vendet baltike dhe Poloninë, ku frika nga agresioni ushtarak rus është më i larti në Evropë. I pyetur nëse Lituania është miku i fundit i Trump në Evropë, Presidenti lituanez Dalia Grybauskaitė tha se: "Jo, unë mendoj se ka shumë më tepër. Ai ka shumë shumë më tepër.

“Shumë bukur Boris”

Trump zbatoi taktika të ngjashme në Britani, siç bëri me Gjermaninë përpara nisjes për në Evropë, duke lavdëruar ish-ministrin e jashtëm Boris Johnson, i cili dha dorëheqjen të hënën duke sulmuar ashpër Theresa May. Johnson ka bërë thirrje për një shkëputje totale me Brukseli dhe për një marrëdhënie me Trump. Presidenti amerikan e përshkroi Johnson si një mik të mirë dhe sugjeroi se mund ta takonte në Londër. Trump gjithashtu ka kritikuar herë pas herë May duke këmbëngulur se ai do të ishte treguar shumë më i ashpër gjatë negociatave të Brexit dhe e ka këshilluar nëpërmjet një postimi të përqendrohej tek luftimi i ekstremizmit mysliman në Britani. Trump është gjithashtu i afërt me Nigel Farage, ish-drejtuesin e Partisë së Pavarësisë, e cila ka vepruar si një kërcënim ekzistencial për Partinë Konservatore të Mayit. Një tjetër zyrtar i Kryeministres May tha për “Politico” se marrëdhëniet e Trump me Britaninë janë trazuar nga raportet që ai ka miratuar publikimin e disa artikujve në mediat konservatore amerikane që përshkruajnë Britaninë si një “ferr multikulturor, të kapur nga krimi dhe ekstremizmi islamik”.

Angela Merkel, Charles Michel, Theresa May dhe Jens Stoltenberg hynë në samitin e NATO-s

E njëjta rrymë

Andre Cooper, një ndihmës që ka punuar me David Cameron gjatë kohës kur ai ishte kryeministër, sheh ngjashmëri të dukshme demografike midis amerikanëve që votuan për Trump, britanikëve që votuan për Brexit dhe gjermanëve që votuan për AfD.

"Të njëjtët faktorë demografikë që lidhen me mbështetjen e fortë për Brexit në Mbretërinë e Bashkuar, gjithashtu lidhen me mbështetjen për Trump në SHBA dhe atë për Le Pen në Francë apo AfD-në në Gjermani: niveli i ulët i arritjeve arsimore, të ardhura të ulëta dhe emigrimi- tha ai-Këta votues ndajnë një botëkuptim të përbashkët, janë nacionalist, kundër imigracionit dhe multikulturalizmit. Është ky grup votuesish që kërcënon tanimë kryeministren britanike. Konservatorët që votuan me shumicë për Brexit dhe ata që duan kontrolle më të rrepta mbi emigracionin dhe kontroll më sovran mbi tregtinë. 

Edhe pse May nuk është sulmuar nga Trump si Merkel, ajo megjithatë përfaqëson të njëjtën traditë të konservatorizmit social si Kancelarja gjermaen. Pikëpamja e May është gjithashtu shumë më afër me atë të Merkel dhe Macron. Edhe pse Kryeministrja britanike mbështeti kërkesën e Presidentit amerikan për "ndarjen e barrës" në NATO-s, kërcënimi i tij ndaj organizatës rrezikon të heqë kolonën kryesore të sigurisë së Britanisë që nga Lufta e Dytë Botërore./Politico/


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë