Futboll

Arminia – Mrekullia e Kupës nga Bielefeld

Të martën e shkuar në një nga befasitë më të mëdha në kompeticionin e dytë në Gjermani, skuadra e Kategorisë së 3, Arminia Bielefeld eleminoi kampionen e Bundesliga-s, Bayer Leverkusen nga Kupa. Kjo pas rezultatit 2-1 që krijoi një zhgënjim masiv në Leverkusen dhe jo vetëm. Edhe në Francë dhe Spanjë, Paris Saint-Germain nuk e pati të lehtë ndaj Dunkerque ashtu si Real Madrid përballë Real Sociedad. Por ajo që ndodhi në Gjermani ishte horror sportiv. Aktualisht në vendin e 4 në Kategorinë e 3, Arminia Bielefeld “shock-oi”, Xabi Alonso-n dhe Bayer Leverkusen në atë që njihet si “DFB-Pokal”.

Diferencat në klasifikim mes Leverkusen dhe Arminia-s

Ishte i njëjti Leverkusen që nuk kishte humbur asnjë ndeshje në Kupë nën drejtimin e Alonso-s, ashtu siç bëri në Bundesliga një sezon më parë, kur i fitoi të dy trofetë për të parën herë në një sezon. Pavarësisht si u zhvillua loja, rezultati ishte një tronditje sizmike. Prej vitit 1963, Arminia është vetëm skuadra e 4 nga Kategoria e 3 që arrin në Finalen e “DFB-Pokal” pas Union Berlin (2001), Energie Cottbus (1997) dhe skuadra e dytë Hertha BSC (1993). “Opta Power Rankings” e klasifikon Bayer Leverkusen jashtë Top 10 në klasifikimin botëror, mes klubeve angleze të Newcastle dhe Chelsea-t. Në kontrast me të, Arminia Bielefeld renditet në vendin e 710, dy vende më lart një skuadre të quajtur Robin Hood që luan në Kategorinë e dytë në Surinam.

Lojtarët e Arminia-s festojnë kualifikimin në Finale

Kjo do të thotë që ekzistojnë 699 vende mes dy skuadrave që diskutuan ½ finalen e Kupës së Gjermanisë. Deri më sot vetëm Hannover 96 e fitoi Kupën si një skuadër e Kategorisë së dytë në vitin 1992, Atëherë ajo fitoi 4-3 (me 11m) ndaj Borussia Mönchengladbach në Finale. Offenbacher Kickers ishte teknikisht një skuadër e Kategorisë së dytë kur hyri në kompeticion në sezonin 1969-70. Por ajo e fitoi Kupën në Finalen e luajtur kur Bundesliga e sezonit pasardhës kishte filluar (dhe ajo ishte ngjitur) për shkak të startit të hershëm të Botërorit 1970.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë