Ishte shumë e bukur për të qënë e vërtetë dhe si çdo gjë e tillë edhe sezoni i modestëve të Bielefeld në Kupë mbërriti në fundin e hidhur. Stuttgart rezultoi shumë i fortë dhe mbylli gjithçka brenda 45 minutave të para. Woltemade (15’), Millot (22’) dhe Undav (28’) bënë atë çka nuk mundën as ish fituesit e një sezoni më parë, Bayer Leverkusen. Në pjesën e dytë Millot (66’) do të rriste rezultatin për statistika me golin e katërt. Pas një starti të hapur ku Bielefeld goditi traversën me Sarenren Bazee, Stuttgart mori frenat e sfidës në dorë. Woltemade, Millot dhe Undav mbështetur nga Stiller ngritën një mur të pakalueshëm për modestët e Ligës së 3 gjermane. Drejt fundit të kohës së rregullt kur Stuttgart kryesonte 0-4 (pas golit të dytë të Millot), Bielefeld bëri historinë me Shënuesin më të mirë në të gjitha kompeticionet këtë sezon.

Kania shënoi golin e parë për Arminia-n (i pari nga një skuadër e Ligës së 3 në Finalen e Kupës. Josha Vagnoman e dërgoi topin në rrjetën e tij (autogoli i vetëm i mbrëmjes). Në 4’ shtesë, Kunze mund të rihapte Finalen, por Nübel evitoi golin e 3 nga një distancë prej 6 metrash. Deri në fund nuk pati më histori dhe Stuttgart triumfoi në Kupë dhe siguroi një vend në Europa League për sezonin e ardhshëm. Kjo ishte Kupa e 4 që fiton Stuttgart (pas sukseseve në edicionet 1954, 1958 & 1997). Woltemade është Shënuesi më i mirë me 5 gola (1 më shumë se Schick i Leverkusen dhe Šeško i Leipzig). Kjo ishte ndeshja e 100 për Hoeneß në krye të 4 herë fituesve të Kupës.

Libri i Artë i Kupës së Gjermanisë
20-Bayern Munich
6-Werder Bremen
5-Schalke 04, Borussia Dortmund, Eintracht Frankfurt
4- STUTTGART (2024-‘25), Köln, Nürnberg
3-Hamburg, Borussia Mönchengladbach
2-Kaiserslautern, Fortuna Düsseldorf, Bayer Leverkusen, Karlsruhe, Leipzig, Dresdner SC, 1860 Munich
1-Rot-Weiss Essen, Wolfsburg, KFC Uerdingen 05, Hannover 96, Lokomotive Leipzig, Kickers Offenbach, Rapid Wien, Schwarz-Weiss Essen, First Vienna
Trainerët më të suksesshëm në Kupën e Gjermanisë
3-Karl-Heinz Feldkamp (1985, 1988, 1990)
Ottmar Hitzfeld (2000, 2003, 2008)
Udo Lattek (1971, 1984, 1986)
Otto Rehhagel (1980, 1991, 1994)
Thomas Schaaf (1999, 2004, 2009)
Hennes Weisweiler (1973, 1977, 1978)
2-Zlatko Čajkovski (1966, 1967)
Pep Guardiola (2014, 2016)
Georg Köhler (1940, 1941)
Niko Kovač (2018, 2019)
Felix Magath (2005, 2006)
Huub Stevens (2001, 2002)
Dietrich Weise (1974, 1975)
Georg Wurzer (1954, 1958)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.