Nga Gazeta ‘Si’- Hamasi ka liruar tre pengjet e radhës izraelitë. Eli Sharabi, Ohad Ben Ami dhe Or Levy, të cilët u morën peng më 7 tetor të 2023 u liruan ditën e sotme nga grupi militant.
Tre burrat u vunë përballë një turme në Deir al-Balah, Gazën qendrore dhe në qendrëne vëmendjes së mediave të botës përpara se t’i dorëzoheshin Kryqit të Kuq Ndërkombëtar.
Sharabi u kap nga Kibbutz Beeri, një fermë komunale që ishte një nga vendet më të goditura në sulmin e Hamasit. Gruaja e tij, Lianne, dhe vajzat e tij adoleshente u vranë nga militantët.
Ben Ami, baba i tre fëmijëve, u mor peng nga i njëjta komunitet, ku ai punonte si kontabilist. Gruaja e tij, e cila gjithashtu u kap, u lirohet gjatë një armëpushimi të shkurtër në nëntor 2023.
Levi, programues kompjuterash nga qyteti i Rishon Lezion, u tërhoq nga militantët nga një strehë bombash afër festivalit të muzikës Nova në jug të Izraelit. Gruaja e tij u vra gjatë sulmit.
Në këmbim, Izraeli thotë se do të lirojë 183 palestinezë që mbahen në burgjet izraelite.
Kushtet e fazës së parë të marrëveshjes që zgjat gjashtë javë kërkojnë që Hamasi të lirojë gradualisht një total prej 33 pengjesh izraelite në këmbim të rreth 1,900 të burgosurve palestinezë
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




