Ka ndodhur

Armëmbajtje pa leje dhe drogë, arrestohet 40-vjeçari në Shkodër

Policia e Shkodrës ka vënë në pranga një 40-vjeçar për armëmbajtje pa leje ndërsa ka proceduar penalisht një 16-vjeçar që e shoqëronte, për posedim lëndësh narkotike.

Gjatë operacionit, në lagjen “Liria”, policia ka ndaluar automjetin me të cilin qarkullonin M. K. dhe një 16-vjeçar.

Gjatë kontrollit fizik, 16-vjeçarit iu gjet një sasi lënde e dyshuar narkotike kanabis, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit në banesën e M. K. u gjet 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë