Gazeta Si – Dy persona janë arrestuar në Mirditë të Lezhës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim, pasi akuzohen për armëmbajtje pa leje dhe shitje të lëndëve narkotike.
Policia thotë se në vendin e quajtur “Ura e Fanit”, Mirditë, një shtetas qarkullonte me automjet, me armë zjarri pa leje dhe doza me lëndë narkotike gati për shitje.
Si pasojë ranë në pranga shtetasit B.Gj., 38 vjeç dhe A.L., 43 vjeç, banues në Rrëshen, Mirditë.
Po ashtu, është shpallur në kërkim një i tretë, i cili mendohet se ishte bashkëpunëtor me të arrestuarit. Bëhet fjalë për shtetasin E.Gj., 33 vjeç, banues në Mirditë, i cili duke përfituar nga errësira ka mundur të largohet.
Policia ka ndaluar mjetin e dyshuar tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Gj., ku gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, municion luftarak dhe lëndë të dyshuar narkotike e dyshuar kokainë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




