Ka ndodhur

Armë zjarri dhe municion luftarak në banesë, arrestohen dy persona në Elbasan

Dy persona, të cilët prej një viti kanë qenë nën hetim janë arrestuar në Elbasan. Në kuadër të operacionit të koduar “Kalaja”, është bërë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “arrest me burg”, Ardian Kaçaniku 47 vjeç, dhe Edison Kaçaniku, 30 vjeç, banues në Elbasan.

Gjatë kontrollit në banesën e Kaçanikut, u gjet dhe sekuestrua: 1 armë zjarri pistoletë, fishekë luftarakë, 1 shkop hekuri me hapje me mbishkrimin “Police Using” dhe 24 tableta të dyshuara metadon.

Më herët, në kuadër të këtij procedimi penal, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe një sasi lëndë narkotike e llojit heroinë e ndarë në doza dhe një 1 armë zjarri pistoletë tip TT, me municion luftarak


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë