Ka ndodhur

Armë zjarri dhe kanabis në banesë, arrestohet 30-vjeçari në Bulqizë

Gazeta Si - Një 30-vjeçar është arrestuar në Bulqizë i akuzuar përr armëmbajtje pa leje dhe posedim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit të banesës së të riut, policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, 24 copë fishek, si dhe një sasi e vogël lëndë narkotike kanabis.

Ndaj tij rëndojnë akuzat për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë