Tre persona janë arrestuar në Kurbin, pasi se janë kapur me armë zjarri dhe lëndë narkotike.
Në pranga kanë rënë: V.R., 48 vjeç, V.R., 17 vjeç (babë dhe bir), banues në Kurbin dhe A.L., 17 vjeç, banues në Fushë Krujë (shok i 17-vjecarit V.R).
Gjatë kontrollit të policisë, në oborrin e banesës së shtetasit V.R., në Laç, u gjetën të kultivuar në vazo lulesh, disa fidanë të dyshuar narkotikë kanabis sativa.
Gjithashtu, gjatë operacionit policia ka gjetur dhe sekuestruar brenda banesës së shtetasit të lartpërmendur, një armë zjarri automatik, një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




