Ka ndodhur

Armë pa leje dhe sasi me lëndë narkotike, arrestohet 37-vjeçari

Gazeta Si – Një 37-vjeçar ka rënë në pranga në Elbasan, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe për mbajtje të lëndëve narkotike.

Sipas policisë bëhet me dije se në pranga ka rënë shtetasi me iniciale D.S. 37 vjeç banues në fshatin Shkëndi, Belsh.

Ndërkaq në kuadër të operacionit të koduar “Kontakt” është bërë i mundur sekuestrimi i një armë zjarri pistoletë, një sasi fishekësh dhe një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa, një pjesë e saj e ndarë në doza, gati për shitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë