Gazeta Si – Një sasi lënde narkotike dhe armë zjarri i janë sekuestruar një 53-vjeçari në Tropojë, i cili u arrestua gjatë aksionit të koduar “Again”.
Nga kontrolli në banesën e tij u gjetën dhe sekuestruan 18 kilogramë kanabis sativa, një pistoletë dhe municion luftarak. 53-vjeçari me iniciale B.Zh nga Bajram Curri u arrestua në flagrancë.
Ndërsa policia vijon hetimet për identifikimin dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.
Materialet i hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tropojë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




