Gazeta Si – Tre persona me lidhje familjare, njëri prej të cilëve me precedentë penalë në fushën e narkotikëve, janë arrestuar në Gjirokastër, pasi iu sekuestruan armë zjarri dhe drogë në banesë.
Policia tha se zbuloi në lagjen “Zinxhira” të qytetit dhe më pas në Bënçë të Tepelenës, dy bazat e grupit, ndërsa në pranga u shpallën në kërkim 2 persona të tjerë.
Të arrestuarit janë babai 57-vjeçar dhe djali i tij 14-vjeçar, si dhe një person i tretë. Kurse në kërkim u shpallën dy kushërinj, djali dhe nipi i 57-vjeçarit.
Si prova materiale u sekuestruan 3 armë zjarri, 1 armë gjahu, 1 armë e ftohtë bajonetë, municion luftarak, një sasi heroine, 300 fara kanabisi dhe një shumë parash (euro e lekë).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)



