Gazeta Si – Para se Broja të dëmtohej, emri i tij ka qarkulluar shpesh si dëshirë e merkatos të klubeve italiane. Konkretisht emri i tij ka dalë te Milani dhe Napoli, por ka mbetur vetëm një dëshirë. Tani Broja shfaqet sërish si një pistë e mundshme për Milanin.
Klubi kuqezi ka shpenzuar më shumë këtë verë, duke bërë disa afrime, por ende nuk ka kompletuar sulmin, apo më saktë ende nuk ka një zëvendësues të Zhiru. Dhe për momentin dy duket se janë pistat kryesore që po ndiqen nga drejtuesit e Milanit, një nga të cilat është pikërisht sulmuesi i Kombëtares shqiptare. Lajmi bëhet i ditur nga gazeta italiane “Gazzetta dello Sport”.

Rivali i Brojës në listën e Milanit është sulmuesi i PSG-së, Hugo Ekitike. Tani mbetet për t’u parë si do të rrjedhin ngjarjet, sepse në mes është edhe kostoja e secilit prej dy sulmuesve.
Futbollisti kuqezi vjen pas një dëmtimi dhe i duhet ende kohë që të arrijë formën optimale, megjithatë ai mund të jetë një investim i sigurt për të ardhmen. Milani po e mendon sërish këtë alternativë dhe së shpejti mund të ketë kontakte me drejtuesit e Çelsit, skuadrës aktuale të Brojës. Për sulmuesin shqiptar vazhdon interesimi i Uest Hemit dhe Brajtonit në Premier Ligë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




