Gazeta Si – Gjatë seancës gjyqësore në GJKKO ndaj ish-anëtarëve të bandës së Durrësit, Plarent Dervishaj dhe Julian Meçe, të cilët akuzohen për atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoj në vitin 2019, ka pasur debate mes palëve.
Të ballafaquar gjatë gjyqit në prani të prokurorëve dhe avokatëve, Ndoj, e pyet nëse ka ndonjë konflikt me të, ndërsa Dervishaj i përgjigjet se nëse do të kishte, do t’ia thoshte në sallë.
Ndoja replikon duke i thënë se është paraqitur në gjyq për ta parë në sy nëse ka ndonjë borxh me të.
Dervishaj: I vetmi konflikt që ti ke pasur, thua që ka qenë ai me dy politikanë. Sipas teje, nuk ka arsye, nuk njihemi, nuk kemi konflikte. A ke informacione ti, që unë kam dhënë porosinë për të të vrarë? Mos e kam marrë porosinë nga Erjon Braçe?
Arjan Ndoj: Kam dëgjuar shumë për ty, edhe nga shtypi. Por këto të dëgjuarat i marr me rezerva. Unë po të shoh në sy.
Plarent Dervishaj: Në sy të shoh dhe unë.
Ndoj: E shoh, je trim ti.
Plarent Dervishaj: Ti kujton se po të kesh gisht ti tek atentati im, do të ta fal?
Ndoj: Cilin atentat?
Plarent Dervishaj: Atentatin tim, ka ndodhur nja 4 muaj para tëndit.
Ndoj: Unë kam ardhur për atentatin tim, jo tëndin.
Pas Plarent Dervishit, edhe Julian Meçe është përballur në sallën e gjyqit me Arjan Ndojën. Ky i fundit është pyetur edhe për letrën anonime që i ka ardhur poshtë derës, pas atentatit.
Avokati Isuf Shehu, mbrojtësi i Julian Meçaj: Pse e ke këshilluar babain e Julian Meçaj?
Ndoja: Përderisa unë kam marrë plumba dhe nuk i jam debitor askujt, i thashë Basir Meçes, shiko se na kanë ardhur plumba, nuk i meritojmë. Ia kërkova Basirit ta hiqte djalin ta çonte jashtë si mik, si prind. Unë mendoj se po na bënin intriga. Përhapja e një të gënjeshtre si e vërtetë është intriga.
-Letra anonime poshtë derës, pas ngjarjes. Dyshohet se ti si prokuror, ke ndërhyrë në një çështje ligjore.
Ndoja: Te letra që më erdhi nuk kishte asnjë të dhënë, asgjë të shënuar, as procedimi. As nuk dihet kush e solli atë letër. E mendova thirra Basirin, ia tregova se çfarë mendoja.
Julian Meçaj – Arjan Ndoj:
-Në 2001 ke filluar punë. Të kanë ardhur disa letra anonime? Si prokuror, a ia keni dorëzuar organeve?
-Ndoja: Jo.
-Meçe: Ti thua nëse do kishe borxh, do e shlyeje medoemos. Si do e ktheje?
Gjykata e refuzon pyetjen.
Debate në sallën e gjyqit. Julian Meçaj, ish- prokurorit:
-Katolikët e Shkodrës deri te katolikët e Pogradecit, trafikantëve u ke qethur lesht.
SPAK: Në vitin 2019, cili ka qenë pozicioni juaj?
Ndoja: Prokuror.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.