Gazeta Si – Australian Open ka një mbretëreshë të re dhe ajo quhet Arina Sabalenka. Bjellorusja mundi në finale Elena Ribakinën në 3 sete dhe fiton kështu trofeun e parë Slam, me rezultatin 4-6, 6-3 dhe 6-4.
E kotë rezistenca e kazakes, fituese e Uimbëlldonit të fundit, që ra pasi fitoi setin e parë dhe anuloi tre ‘match point’. Ka festuar Sabalenka, e shpërblyer për forcën e saj mentale dhe shërbimin e fuqishëm (17 ace).
Your #AO2023 women’s singles champion, @SabalenkaA 🙌@wwos • @espn • @eurosport • @wowowtennis • #AusOpen pic.twitter.com/5ggS5E7JTp
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 28, 2023
Ndeshja finale zgjati 2 orë e 28 minuta dhe Sabalenka fitoi jo pa vështirësi. Në setin e parë ajo vuajti freskinë e Ribakinës. Bjellorusja bëri më shumë gabime në këtë set dhe e humbi atë 6-4. Në setin e dytë Sabalenka e rriti ndjeshëm nivelin e lojës dhe forcën e shërbimit. Ajo e mbylli setin 6-3 dhe barazoi rezultatin.
Në setin vendimtar loja ishte më e ekuilibruar, me dy sportistet që reaguan mirë gjuajtje pas gjuajtjeje. Ribakina rezistoi dhe anuloi 3 ‘match point’ para gabimit final.
The legendary @BillieJeanKing passes Daphne to @SabalenkaA 🏆#AusOpen • #AO2023 pic.twitter.com/TGdV0Qjteh
— #AusOpen (@AustralianOpen) January 28, 2023
Sabalenka fiton 6-4 dhe gjithë ndeshjen 2-1, duke bërë të sajin trofeun e Australian Open. I pari Slam në karrierë për 24-vjeçare nga Minsku.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.