Futboll

Argjentina fiton të parën si kampione bote, shkelma dhe selfie për Mesin

Gazeta Si – Në ‘Monumental’ u luajt miqësorja për të celebruar kampionët e Botës. Kundërshtarët nuk i kursyer ndërhyrjet e rënda, pastaj u vendosën në radhë për të nderuar Mesin, i cili shënoi golin numër 800 në karrierë.

Festë, selfie dhe ndonjë ndërhyrje pa respekt. Përfundoi 2-0 ndeshja me Panamanë, e para si kampione bote për Argjentinën. Në Buenos Aires nuk do të mungonte dhe një rekord i ri i Leo Mesit. Në minutën e 88-të ai realizoi golin e 800-të në karrierë (në 1017 ndeshje).

Lojtarët e Argjentinë në ‘Monumental’. Gazeta Si, 24 mars 2023

Në daljen e parë si kampione bote, Argjentina kishte zgjedhur këtë miqësore. Gjatë pjesës së parë pati një ndërhyrje shumë të ashpër të Galvan ndaj Mesit, që nervozoi publikun në ‘Monumental’.

Kapiteni argjentinas shënoi me një goditje dënimi në fundin e ndeshjes. Ai kishte goditur më parë dy shtylla gjatë ndeshjes. Mesi ka shënuar 474 gola në La Liga me Barcelonën, 19 me PSG-në në Francë, 71 në kupat kombëtare më këto 2 skuadra, 137 në kupat ndërkombëtare dhe 99 gola me Argjentinën.

Goli i tij ndezi festën në shkallët e stadiumit, ku ishin të pranishëm më shumë se 83.000 spektatorë. Shiu nuk e prishi festën. Mesi, trajneri Lionel Skaloni dhe shumë lojtarë zbritën në fushë me familjet. Të gjithë u prekën, kur tifozët kënduan himnin.

Trajneri Skaloni hodhi në fushë 11 futbollistët që përballuan Francën në finalen e Kupës së Botës. Panamaja e mori seriozisht dhe rezistoi për 78 minuta. Rezultati u zhbllokua nga Almada, i futur në fushë në pjesën e dytë. Pastaj goli i Mesit në fund, me topin që shkoi në trekëndësh.

Në fundin e ndeshjes, të gjithë lojtarët e Panamasë kanë nderuar lojtarin më të mirë të Botërorit. Ata me radhë kërkuan një selfie dhe një autograf nga ylli argjentinas.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë