Politike

Argita Malltezi: Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati  

Argita Malltezi është shprehur se nuk ka asnjë mundësi ligjore që ish-kryeministrit Sali Berisha t’i hiqet mandati.

Sipas saj, mandati hiqet kur pa arsye nuk shkohet në parlament dhe kur ka vendim të formës së prerë dhe asnjë nga këto kushte, sipas saj, nuk plotësohen në rastin e Sali Berishës.

Malltezi komentoi protestën e sotme para Kuvendit duke thënë se kishte nerv opozitar.

“Sot protesta kishte nerv opozitar. Nuk ka asnjë shans ligjor që Sali Berishës t’i hiqet mandati. Berisha nuk është nën akuzë, është thjesht në fazë hetimi.

Mandati hiqet kur pa arsye nuk shkohet në parlament dhe kur ka vendim të formës së prerë. Asnjë nga këto kushte nuk plotësohen në rastin e Sali Berishës”, tha Malltezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë