Në Episodin e 14 të Epërsi, i ftuari Altin Kodra ngriti shqetësimin e mungesës së tifozëve në Arenën Kombëtare. Stadium që pritej të kishte një kapacitet të plotë në sfidat e Final 4 në Kategorinë Superiore apo edhe në ndeshjet e kuqezinjve. Mirëpo deri tani, vetëm derbi kryeqytetas mes Partizanit dhe Tiranës ja ka dalë ta ezaurojë numrin e biletave në ish stadiumin “Qemal Stafa”.

Edhe formula e Final 4 (aktualisht në sezonin e dytë) nuk rezultoi joshëse për tifozët e Egnatias, Skënderbeut, Vllaznisë dhe Partizanit, pranverën e kaluar. Sa ju përket ndeshjeve të Kombëtares, vetëm ato me Poloninë dhe Çekinë, janë shumë pak për një impiant si ai në kryeqytet.

Që rrezikon të jetë sërish nën kapacitetin maksimal disa ditë më pas, kur atje të zbresë Andorra për eleminatoren e dytë ndaj kuqezinjve drejt botërorit amerikan. Nga eksperienca por edhe kundërshtarët e kuqezinjve, pritet që Arena Kombëtare të jetë e mbushur në kapacitetin e saj maksimal vetëm në ndeshjet përballë Serbisë (7 Qershor) dhe Anglisë (16 Nëntor).
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.