Futboll

Ardian Ismajli ‘ngel në klasë’, është mbrojtësi i dytë më i keq në Serinë A

Ardian Ismajli nuk ka treguar vlerat e tij tek Empoli dhe në shumë ndeshje ka përfunduar në stol. Niveli i lojës së tij ka qenë poshtë mesatares dhe më i dobët se në sezonin e kaluar me fanellën e Specias.

Gazeta prestigjioze italiane “Gazzetta dello Sport” e ka futur mbrojtësin e Kombëtares në listën e 5 mbrojtësve me paraqitjen më të dobët deri tani. Ismajli është mbrojtësi i dytë më i keq në bazë të mesatares së notave që ai ka marrë në ndeshjet ku ka luajtur.

Adrian Ismajli me fanellen e Empolit. Gazeta Si, 1 janar 2022

Më keq se ai ka bërë vetëm Galiolo i Salernitanës. Kjo është skuadra me mbrojtjen më të keqe në kampionat, me 3 lojtarë në këtë 5-she, ku shpëton mbrojtësi i Kombëtares, Frederik Veseli. Në këtë listë bën pjesë edhe Dalbert i Kaljarit.

“Me Specian sezonin e kaluar nuk kishte bërë keq, mund të ishte një lëvizje inteligjente si mbrojtës rezervë. Për krahun e djathtë trajneri Andreacoli ka zgjedhur Stojanoviç, i cili po luan mirë, ndërsa Ismajli, sa herë i është dhënë mundësia, ka bërë paraqitje të dobëta dhe nota mesatare e tij për aq sa ka luajtur deri tani është 5.11”, – shkruan “Gazzetta dello Sport” në përshkrimin për paraqitjen e lojtarit kuqezi.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë