Ardi Veliu është emëruar zëvendësministër i Infrastrukturës dhe Energjisë. Vendimi është marrë në mbledhjen e kësaj të mërkure të Qeverisë, që rikthen ish-drejtorin e Policisë së Shtetit në një tjetër detyrë të rëndësishme, por krejtësisht jashtë profilit të tij.
Ardi Veliu u dorëhoq në fillim të muajit tetor. Në letrën dërguar Kryeministrit Edi Rama, ai deklaronte se ka marrë këtë vendim “për t’iu përkushtuar më shumë familjes së tij.
“Jam përpjekur të jap më të mirën time dhe të forcave tona policore duke menaxhuar situata komplekse kundër trafiqeve të drogës, krimit të organizuar dhe atij në rrugë”, shkruante Veliu.
Megjithatë, në fjalimin e lënies së stafetës për Gledis Nanon, ish-drejtori i Përgjithshëm i Policisë tha se ishte i gatshëm për “detyra të tjera”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.