Gazeta Si – Pajisja me pasaportën shqiptare ka konfirmuar faktin se Arbnor Muja do të luajë për Kombëtaren shqiptare në vazhdim. Ai pritet të debutojë me fanellën kuqezi në muajin shtator, kur Kombëtarja jonë luan kualifikueset e radhës ndaj Çekisë dhe Polonisë.
Trajneri Silvinjo nuk e ka publikuar ende listën, por mësohet se në të është edhe emri i Mujës. Sulmuesi që luan për Antverp në Belgjikë ka pasur një takim më parë me ndihmësin e Silvinjos, Zabaleta, dhe ka dhënë konfirmimin se do të luajë për Shqipërinë.

Muja luan sezonin e dytë në futbollin belg, ku ka fituar gjithçka në një kohë të shkurtër. Ai është injoruar në një farë mënyre nga Kosova dhe ka vendosur që të përfaqësojë Shqipërinë. Për trajnerin Silvinjo do të jetë një alternativë mjaft e mirë për sulmin, për krahun e djathtë të këtij reparti.
Futbollisti 24-vjeçar pritet të jetë një nga risitë e listës së Kombëtares për dy sfidat vendimtare me Çekinë dhe Poloninë, dy skuadrat rivale në grup. Po ashtu, trajneri Silvinjo mund të thërrasë për sulmin njërin mes Balajt dhe Vrionit, dy lojtarë shtatlartë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




