Futboll

Arbitrit që bëri bujë me vendimet në Kupën e Afrikës i kishte rënë dielli në kokë

Ndeshja Tunizi-Mali në Kupën e Afrikës përfundoi në kaos total për shkak të vendimeve të arbitrit. Janny Sikazwe nga Zambia pushtoi botën me atë që bëri gjatë minutave të fundit, kur së pari e mbylli ndeshjen në minutën e 85-të.

Më pas, pas protestave të forta të tunizianëve, e rinisi lojën dhe e ndërpreu para minutës së 90-të, duke mos dhënë asnjë minutë shtesë, kur duhej të ishin të paktën 5 të tilla. Mediet afrikane kanë zbuluar arsyen e sjelljes së çuditshme të arbitrit nga Zambia. Sipas tyre, atij i kishte rënë dielli në kokë dhe nuk ndihej mirë.

Arbitri Sikazwe deh tunizianët që proetstojnë. Gazeta Si, 13 janar 2022

Për shkak të kësaj gjendjeje, arbitri humbi përqendrimin. Pas ndeshjes, gjithmonë sipas medieve afrikane, ai ka shkuar në spital për të bërë kontrollet e nevojshme.

Kupa e Afrikës vazhdon të prodhojë çudira edhe me atë që ndodh në fushë, përveç çështjes së sigurisë, që mbetet një nga problemet kryesore. Forcat e armatosura dhe autoblindat shihen kudo në Kamerun, në hotele dhe fusha stërvitje.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë