“Duhej ta përjashtoja Maradonën para finales së Botërorit Itali ’90, gjatë himneve kombëtarë, për atë fyerje ndaj tifozëve”. Nuk ka dyshime Edgardo Codesal Mendez, i cili më 8 korrik 1990 arbitroi Argjentinë-Gjermani, akti i fundit i ‘’Itali 90’’, prezent kur Pibe de Oro shau “hijos de puta” italianët që fërshëllenin himnin argjentinas. “Nëse do të aplikoja rregullat, duhet ta nxirrja me të kuq para fillimit të ndeshjes”, ka rrëfyer arbitri për një radio uruguaiane.
Codesal konfirmoi se Diego ishte shumë nervoz: “U mundova ta qetësoja, më vinte keq edhe mua të fërshëllehej himni argjentinas por i thashë: ‘je lojtari më i madh në botë, mos mendo e luaj. Do të kalojë edhe kjo’. Por ai nuk e kuptoi dhe murmuriti të tjera fyerje…”. Në atë finale, fituar nga gjermanët 1-0 falë penalltisë së Brehme në të 85′, Codesal përjashtoi fillimish Monzon e pastaj Dezotti, duke e lënë Argjentinën me 9 në minutat e fundit. Për Maradonën, një e verdhë për protesta, që ish-arbitri e tregon kështu: “Më tha ‘sidoqoftë e di, është një vjedhje e Fifa-s, nuk do të fitojmë dhe ti je dërguar për këtë’. Mund ta kisha përjashtuar edhe në atë rast.
Marrëdhënia me tifozët argjentinas mbetet i vështirë edhe pas 30 vjetësh: “Akoma e kanë me mua: marr mallkime për vdekje nga koronavirusi për prindërit e mi ‘por ti duhet të qëndrosh gjallë, sepse kështu vuan më shumë’’- më thonë. Një çmenduri e vërtetë. Por vendimet që mora ishin të drejtë: penalltinë për Gjermaninë do e jepja sot si 30 vjet më parë, me apo pa Var”.
Gjykimi i Codesal për Maradona si lojtar është shumë ai ndryshëm nga ai si person: Kam parë Maradonan të bënte gjëra të jashtëzakonshme në fushë. Si lojtar, ai ishte më i miri, por si person, ai ishte i pakëndshëm dhe një nga njerëzit më të këqij që kam takuar në jetën time”, u shpreh gjyqtari uruguaian.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




