Gazeta Si – Ndeshja e së enjtes mes Shqipërisë dhe Çekisë është nga më të rëndësishmet në këtë raund të kualifikueseve të Euro 2024. Jo më kot UEFA ka caktuar një nga arbitrat e saj më të mirë për ta gjykuar këtë sfidë.
Holandezi Dani Makeli është ai që do të vendosë drejtësi në ‘Air Albania’. Asistentë të tij do të jenë Hesel Stegstra dhe Jan de Vries, edhe këta holandezë.
Makeli është një nga arbitrat më të mirë europianë, që gjykon në Champions dhe në kompeticionet më të rëndësishme ndërkombëtare. Holandezi 40-vjeçar është pak i ashpër dhe nuk e kursen aspak kartonin, sidomos për protesta.
Makeli e ka arbitruar edhe më parë Kombëtaren shqiptare. Konkretisht ai ka gjykuar më 5 shtator 2021 ndeshjen Shqipëri-Hungari, e vlefshme për kualifikueset e Botërorit. Kuqezinjtë e fituan atë ndeshje me golin e Armando Brojës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.