Gazeta Si – Pak orë nga zgjedhja e kreut të ri të SPAK-ut, drejtuesi aktual i këtij institucioni Arben Kraja, i uroi suksese kandidatëve që janë në garë për drejtues.
“SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë”, shkruan Arben Kraja, ndërsa poston një foto me 3 kandidatët.
Drejtuesit aktual të SPAK, Arben Kraja, i përfundon mandati në 18 dhjetor, ndërkohë që pas largimit nga kjo detyrë ai mbetet prokuror i SPAK deri në përmbushjen e mandatit 9 vjeçar.
Suksese kandidatëve për Drejtues ! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet dhe me të lartë. pic.twitter.com/im66JGM4D7
— Kraja Arben (@KrajaArben1) December 16, 2022
Edvin Kondoli, Altin Dumani dhe Adnan Xholi garojnë për drejtuesin e ri të prokurorisë së posaçme. Ata do të votohen nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë në seancën që pritet të nisë në orën 10:00.
Pasi tre prokurorët në garë të kenë shpalosur platformat respektive, anëtarët e KLP-së përmes një votimi të hapur, do shprehin vullnetin e tyre për drejtuesin e ri të Prokurorisë së Posaçme.
Ambasadorja amerikane Yuri Kim, deklaroi dy ditë më parë se “procesi s’duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar”.
Ndërsa kryeministri Edi Rama deklaroi se është KLP që zgjedh kreun e SPAK dhe jo qeveria, opozita apo ambasada e SHBA.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




