Politike

Arben Ahmetaj, mungesa e madhe e Kongresit të PS-së

Në qeverisjen 9-vjeçare të Edi Ramës, Arben Ahmetaj ka qenë protagonisti i hartimit të politikave fiskale dhe ekonomike të Edi Ramës, fillimisht si ministër i Financash, më pas si kryetar i Komisionit të Ekonomisë, si ministër i Rindërtimit dhe tashmë si zv.Kryeministër.

Por, megjithëse është një figurë qendrore në hartimin e politikave qeverisëse, në Kongresin e jashtëzakonshëm të Partisë Socialiste ai nuk ka gjetur hapësirë.

Emri i Arben Ahmetajt mungon mes diskutuesve si në pesë panelet tematike, ndërsa nuk është përfshirë as në agjendën e folësve, të paktën jo mes folësve kryesorë në pjesën e dytë të punimeve të Kongresit, ku do të diskutohet programi qeverisës dhe riorganizimi i partisë.

Nga PS nuk ka një reagim zyrtar mbi këtë mungesë të Ahmetajt, nëse është zgjedhje personale e tij, apo është lënë jashtë me arsye. Emri i Arben Ahmetajt është akuzuar edhe si i përfshirë fort në çështjen e inceneratorëve nga ana e opozitës.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë