Gazeta Si – Arabia Saudite kërkon një skuadër të saj në Ligën e Kampionëve në Europë. Sipas ‘Corriere dello Sport’, krerët e federatës arabe do t’i kërkojnë UEFA-s një ‘wild card’ për një klub saudit. Ky klub do të merrte pjesë në Championsin e sezonit 2024/2025 në Europë.
Bëhet fjalë për kompeticionin e ndryshuar, që kalon jo vetëm me 36 skuadra, por edhe me një grup të vetëm, me 8 ndeshje për çdo skuadër ndaj kundërshtarëve të ndryshëm. Qëllimi është që në Champoions të marrë pjesë klubi fitues i Saudi Pro League. Një ide që mbart në vetvete shumë të panjohura dhe që ka nisur të prodhojë polemika.

Polemikat e para shkaktohen nga fakti se një skuadër europiane e kualifikuar legjitimisht duhet t’i bëjë vend ‘wild card’ arab. Po ashtu klubet europiane u janë nënshtruar rregullave të rrepta të ‘fair play’-it financiar të UEFA-s, kurse ato të Saudi Pro League jo.
Do të dalin pastaj probleme logjistike për transfertat, me skuadrën arabe që do të bëjë udhëtime drejt Europës thuajse çdo javë. E njëjta gjë edhe për skuadrat europiane. Por, pika kryesore është ajo e ‘fair play’-it financiar, sepse klubet arabe janë të lirë të shpenzojnë pa limit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




