Gianluigi Buffon ka edhe një vit kontratë të mbetur me Parmën, megjithatë në këtë moment 45-vjeçari po reflekton mbi të ardhmen. Gardiani veteran i portës duket pa energji pasi dështoi në këtë sezon nga Play-Off-i në objektivin për të rikthyer Parmën në Serie A dhe për të luajtur edhe njëherë të fundit në elitë me klubin që e promovoi kur ishte ende një adoleshent.
Buffon po mendon më shumë se kurrë të tërhiqet përfundimisht nga futbolli, por ka në tavolinë edhe një tjetër opsion. Të transferohet në Arabinë Saudite, aty ku emrin e tij e vlerësojnë së tepërmi sheikët.
Këta të fundit kanë konkretizuar edhe ofertën për veteranin duke i ofruar 25 milionë paund në sezon. Ende nuk bëhet i ditur emri i klubit që ofron këtë shumë për ish-portierin e Juventus, por e sigurt është se italiani po e studion mirë para se të marrë një vendim përfundimtar.
Nëse Buffon pranon ofertën e arabëve atëherë do të shndërrohej në italianin e dytë që do të luante në Lindjen e Mesme pas Sebastian Giovincos që la Juventusin për t’u aktivizuar dy vite me skuadrën e Al-Hilal. (Supersport)
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




