Futboll

Ar në shkretëtirë për Milanin dhe Interin, ringrihet kush fiton Superkupën

Gazeta Si – Një derbi, një trofe në mes: Superkupa e Italisë. Finalja luhet sot në mbrëmje (ora 20:00) në Riad. Në Arabi luhet në fakt më shumë se një trofe. Janë në lojë vlerësimi i Milanit si një ekip për titull dhe në anën tjetër vazhdimësia e rezultateve për Interin.

Sfida e Arabisë kalon edhe te Seria A. Dy skuadrat do të kërkojnë arin në shkretërirë, ku ajo që fiton, me siguri do të ringrihet fuqishëm në vazhdim të sezonit, duke marrë një bonus të konsiderueshëm psikologjik.

Zhiru dhe Lautaro Martinez, sulmuesi e Milanit dhe Interit. Gazeta Si, 18 janar 2023

Stefano Pioli dhe Simone Inzagi u ulën në të njëjtën karrige një ditë më parë, me një orë distancë nga njëri-tjetri, në konferencën për shtyp të ‘King Fahd Stadium’, që sot pret edicionin e 35-të të Superkupës së Italisë.

Trofeu ishte në tavolinë. Inzagi përkëdheli pak shiriat trengjyrësh, ka më shumë konfidencë me të, sepse si trajner e ka fituar 3 herë. Nëse fiton për herë të 4-t, barazon rekordin e Marçelo Lipit dhe Fabio Kapelos, ndërsa Interi do të barazonte Milanin me 7 trofe.

Si Milani, ashtu edhe Interi, vijnë me mungesa në këtë sfidë. Kuqezinjtë nuk kanë ende gati portierin Maingnan, Ibrahimoviçin, Kruniç dhe Florencin, te zikaltrit mungojnë Handanoviç dhe Brozoviç, kurse Lukaku është në dyshim.

Mbetet të shihet, nëse do të ketë minuta për Kristjan Asllanin në këtë ndeshje të rëndësishme, ku trofeu do të ketë vlera të shumëfishta për skuadrën që do ta fitojë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë